Marku: Banorët e prekur nga tërmeti, pa bonus qiraje prej 10 muajsh

Më datë:

Sekretarja për Pushtetin Lokal dhe Decentralizimin në Partinë Demokratike, Alfrida Marku u shpreh sot në një deklaratë për mediet nga selia e kësaj partie, se kur kanë kaluar mbi 4 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, abuzimet sa vijnë e dalin në dritë.

“Partia Demokratike po ndjek me shqetësim gjendjen e mijëra familjeve në Bashkitë Durrës, Vorë, Kurbin e Lezhë, për të cilat ende nuk ka zgjidhje apo po zvarritet përtej çdo afati të arsyeshëm procesi i rindërtimit apo rikonstruksionit të banesave të tyre,  e që prej 10 muajve nuk marrin bonusin e qirasë”, tha Marku.

Sipas saj, mbi 2500 familje në Durrës, 841 familje në Kurbin, 400 familje në Vorë, janë pa shtëpi, të papunë, e prej 10 muajve edhe të pastrehë për shkak të ndërprerjes pa asnjë sqarim të bonusit e qirasë. Po ashtu, vijoi Marku, për 53 familje në bashkinë Lezhë ende nuk ka asnjë plan konkret për rindërtimin e banesave të tyre.

Marku kërkoi në emër të PD transparencë se ku kanë përfunduar 92 miliard lekë të alokuara nga Buxheti i shtetit, nga taksapaguesit shqiptarë, për të rehabilituar pasojat e tërmetit, grantet dhe kreditë e buta të konferencës së donatorëve.

“Në emër të Partisë Demokratike, duke ndjekur me shqetësim situatën e vështirë të mijëra familjeve në Durrës, Kurbin, Vorë e Lezhë, i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Bashkive respektive, ti japin fund abuzimeve dhe zvarritjeve pa arsye dhe të marrin në mënyrë urgjente masat e duhura për përfundimin e procesit të rindërtimit, e deri atëherë të mundësojnë detyrimisht pagesën e qirasë për secilën familje”, theksoi ajo.

Marku kërkoi po ashtu nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të procesit të Rindërtimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...