Eric Wendt: Rinia është e ardhmja e Shqipërisë

Më datë:

Rinia shqiptare është çelësi i së ardhmes dhe zhvillimit të vendit. Ky ishte mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, gjatë një takimi me studentët në kryeqytet.

Diplomati amerikan vizitoi studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT). Gjatë takimit, ai u njoh nga afër me mënyrën se si edukimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.

Ambasadori dëgjoi gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për hapat konkretë që mund të ndihmojnë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes një postimi, Wendt theksoi se e ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1612347497587068%26set%3Da.225301976291634%26type%3D3&show_text=true&width=500

Postimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt

E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Uendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga takimi me Zelenskyn te mesazhi për Rusinë, Rama: Nuk do të zhduket

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Ukrainës,...

Bllokimi i rrugës gjatë protestës, Policia ndëshkon 26 persona

Policia e Shtetit ka vendosur 26 masa administrative për...

Kontrolle në dogana, bllokohen 2,1 tonë produkte për shkelje në etiketim

Administrata Doganore Shqiptare bllokoi një ngarkesë me 156 mijë...

Kredi të garantuara dhe subvencionim qiraje, Ibrahimaj: Lehtësi për strehimin

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot...