Berisha: Mazhoranca do të pësojë disfatën më të thellë më 11 maj

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se koha do të provojë se si mazhoranca do të pësojë disfatën më të thellë më datën 11 maj.

Në një prononcim për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha se mazhoranca do të arkivohet në banesën e turpit të historisë me këtë që i kanë bërë Shqipërisë.

“Këta në grup nuk merren me problemet e zgjedhësve të tyre, të atyre që i kanë votuar, këta merren me problemet me opozitën, si të mbrojnë vjedhjet e tyre nga opozita, si të reagojnë me armiqësi ndaj opozitës. E vërteta është se janë në shkërmoqje, siç e keni parë vetë. Janë në një betejë të brendshme dhe unitet me krimin nuk ka”, theksoi Berisha.

Kreu i PD-së u shpreh se “mbrojtja që i bën Edi Rama, Olta Xhaçkës, është mbrojtje që ai i bën aksioneve të veta që ka në të gjithë investitorët strategjikë, përfshi edhe burrin strategjik të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi”.

Berisha foli edhe edhe për tenderat e rrugëve duke theksuar se “nga viti 2005 deri në vitin 2013 nuk kishit dëgjuar ndonjëherë fjalën ‘lot’, se rruga kontraktohej nga Farka në Bradashesh, nga Rrësheni në Kukës, nga Orikumi në Sarandë, pra këta kanë kthyer modelin e loteve, është modeli i shumëfishimit të vjedhjeve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Raporti i PE vë në dukje përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

Pakti politik para zgjedhjeve, Osmani për Presidente, Abdixhiku për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i hyjë garës në...

Ambasadorja franceze: Nuk ka bllokim negociatash, jemi afër rezultatit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard deklaroi se...

SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve...