Belind Këlliçi: Edi Rama nuk mund të bëjë politikë me fatkeqësinë natyrore

Më datë:

Ditët e sotme Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë Belin Këlliçi ka vizituar familjen e Ibrahim Kukës në fshatit Yshrek, Tiranë, i cili ka mbetur pa shtëpi pas tërmetit të datës 26 nëntor.

Edhe pse kanë kaluar shtatë javë pas tërmetit sipas Këlliçit banorët e këtij fshati jetojnë akoma në çadër por më e keqja është se ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti për shtëpitë e tyre.

Po sipas Këlliçit, Edi Rama po bën politikë me fatkeqësinë natyrore duke i ndarë në të majtë e të djathtë, shpërndan ndihma me lista partie si dhe me listën e votimeve moniste të 30 Qershorit.

‘Në familjen e Ibrahim Kukës në Yshrek, Tiranë aty ku shtatë javë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, asnjë qeveritar apo zyrtar shteti nuk ka ardhur për të ndihmuar. Janë me qindra familje që sot jetojnë në çadra dhe që nuk i është ofruar asnjë zgjidhje nga shteti për banesa e tyre.

Kjo papërgjeshmëri shtetërore duhet të marr fund njëherë e mirë.

Edi Rama nuk mund të bëjë politik me fatkeqësinë natyrore duke i ndarë njerëzit në të majtë e në të djathtë, duke shpërndarë ndihma me lista partie dhe me listën e votimeve moniste të 30 Qershorit’ ka shkruar në postimin e tij në Facebook Belind Këlliçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...