Itali, Ndalohen makinat me naftë për shkak të ndotjes së madhe

Më datë:

Bashkia e Romës njoftoi sot ndalimin e përkohshëm të të gjitha automjeteve me naftë, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Kryebashkiakja Virginia Raggi e mori këtë vendim pasi sasia në ajër e lëndës së veçantë PM10 kapërceu nivelet kritike në shumë pjesë të qytetit, thuhet në një deklaratë.

Ky ndalim, i cili nuk do të përfshijë autobusët, taksitë dhe automjetet e tjera të shërbimit publik, do të zbatohet nesër nga 7:30 deri në 10:30 në mëngjes dhe nga 4:30 deri në 8:30 pasdite.

Trafiku i automjeteve me naftë në Qytetin e Përjetshëm ka qenë i kufizuar tashmë edhe të dielën dhe të hënën, por vetëm për automjete më të vjetra, që nuk i plotësojnë standardet më të fundit të emetimeve të vëna nga BE./ATSH

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetimet marrin kthesë: gjendet i pajetë Eglant Koci, në fokus shoku i tij

Është gjetur trupi i pajetë i Eglant Koçit, në...

Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi...

Krimi në Lezhë: arrestohet i dyshuari si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit Mujeci

Policia ka arrestuar sot në 18 qershor bashkëpunëtorin në...

Balla: Shqipëria me hapa të mëdhenj drejt BE-së

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla foli...