16.5 C
Tirana

Balluku: Interes nga 15 kompani ndërkombëtare, i shërben gjithë rajonit

Më datë:

 Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku nga Durrësi, u shpreh se në garë për portin do të jenë 15 kompani ndërkombëtare nga të cilat 5 janë kompani nga më prestigjezet në Europë.

Më tej Balluku vuri në dukje se ky port do i shërbejë shqiptarëve jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke u lidhur përmes hekurudhës me dy porte të thata në Prishtinë dhe Strugë.

Balluku tha se, me këto investime i japim Durrësit dhe Vlorës portet komerciale dhe marinat detare, ndërsa janë projektuar investime edhe në portin e Sarandë dhe Lezhës.

“Përmes këtij, ndërtojmë një port të thellë që i shërben rajonit, teksa do të ndërtojmë një terminal kontenjerësh të gjelbër, sipërfaqe për entet ligjzbatuese që duhet të operojnë aty , një infrastrukturë detare me standardet europiane që do të sigurojë një baze autonome detare të maturur me aleatët tanë NATO, një zonë logjistike për thithjen e investitorëve të huaja në këtë zonë”, u shpreh ministrja, teksa theksoi se, Durrësi do të ketë dy porte të rëndësishme.

Balluku u ndal dhe në arritjet e vitit të fundit.

“Ky ka qenë një vit i veçantë ku janë realizuar projekte historike për të ndërtuar themelet e Shqipërisë 2030. Tuneli i Llogorasë, premtim i pambajtur nga çdo qeveri sot është realitet apo Korridori Blu që po vijon me ndërtimin e segmenteve të tjera dhe do të lidh Shqipërinë me Malin e Zi e Greqinë. Brenda në 2024 dorëzojmë tre vepra të reja infrastrukturore, projektin e Aeroportit të Vlorës, Unazën e madhe të Tiranës dhe Tunelin e Murrizit “, tha Balluku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...