Sako: Porti i Porto Romanos, impakt të rëndësishëm në ekonomi dhe turizëm

Më datë:

 Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se “projekti i Portit të Porto Romanos është vendimi i duhur dhe më i rëndësishëm që është marrë ndonjëherë për qytetin për mua si qytetare që jetoj në këtë zonë, por edhe si kryetare e bashkisë për spostimin e portit në periferi, që të hiqet nga qendra e qytetit”.

Në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ku është i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Sako tha se “Durrësi ka hapur një kapitull të ri zhvillimi që pas rënies së tërmetit 2019 dhe kemi vënë re se gjithë qeveria shqiptare e ka kthyer kokën me investime madhore të infrastrukturës si projekti i Portit, Hekurudhës, Marinës së Durrësit”.

“Gjatë kësaj kohe përveç këtij projekti që do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonominë tonë, e cila bazohet në turizëm dhe ekonomi është momenti Kryeministër që portet, të cilat ndodhen në qytetin e Durrësit t’i shohim edhe si një potencial për qytetarët, jo vetëm për zhvillimin ekonomik indirekt që do të marrin për punësimet, por edhe si të ardhura që do t’i kenë bashkitë si Durrësi, Vlora Lezha besoj se do të jetë shumë e nevojshme”.

Nga ana tjetër, vijoi Sako,  së bashku me qeverinë shqiptare kemi hapur një projekt të rëndësishëm.

“Kemi marrë sot konfirmimin se do të bëhen unazat e qytetit të Durrësit, por me kryeministrin kemi diskutuar edhe për zgjerimin e rërës në plazhe që nga zona e portit deri tek blloku i Kavalishencës ku do të vazhdojmë fazën e  dytë të shëtitores, por projekti më i rëndësishëm është ai i zgjerimit të rërës që i shërben shumë turizmit dhe atyre që vizitojnë Durrësin gjatë sezonit turistik”, theksoi Sako.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...