Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, BSH: Besimi i biznesit dhe konsumatorit, në rritje

Më datë:

Konsumatorët dhe bizneset shqiptare e shohin me optimizëm ecurinë e ekonomisë.

Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin e besimit të bizneseve dhe qytetarëve në ekonomi që tregon se, ka një rritje me 0,7 pikë gjatë muajit korrik.

Kompanitë e ndërtimit janë ato që kanë treguar shkallën më të lartë të besimit në ekonomi. Konkretisht, treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.7 pikë përqindje gjatë muajit të kaluar. Niveli i tij aktualisht qëndron 21 pikë mbi mesataren historike dhe pranë maksimumit historik. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e pritshmërisë për fitime më të larta nga aktiviteti aktual ndërtues, por edhe nivelit të porosive të reja.

Nga ana tjetër, edhe treguesi i besimit të industrisë regjistroi rritje të lehtë me 0.3 pikë përqindje në muajin korrik. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për prodhimin industrial aktual dhe për nivelin e porosive të reja. Gjithashtu, bizneset ishin optimiste edhe për rritjen e prodhimit industrial në të ardhmen.

Ndërkohë, besimi i sektorit të shërbimeve në situatën ekonomike është rritur me 1.7 pikë përqindje. Ata presin një kërkesë më të lartë për shërbime, e cila do të shoqërohet me një ulje të çmimeve nga ana e tyre.

Vetëm sipërmarrjet që merren me tregti, kanë shfaqur pesimizëm për sa i takon ecurisë së veprimtarisë së tyre tregtare. Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie me 3.1 pikë përqindje në muajin korrik, megjithëse pritet edhe një rritje e çmimeve në të ardhmen.

Ndërsa treguesi i përgjithshëm i besimit konsumator regjistroi rritje me 0.5 pikë përqindje në muajin korrik, duke ndërprerë prirjen rënëse të dy muajve të fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...