“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren e Infrastrukturës Belinda Ballukun se ka 10-fishuar vlerën e tenderave.

Sipas Nokës, Shqipëria është 100 vite larg BE për sa i përket standartit të Infrastrukturës.

“I duhet Shqipërisë 64 vite të kapë standartin e BE-së në qeverisje. E kuptoni çfarë niveli qeverisje ka ky vend. I duhet 35 vite në ekonomi. Kjo tregon që nuk qeveriset këtu ka kusar. I duhet 71 vite për të kapur standartin social të BE. Po pse 71 vite? Sepse këta janë të pashpirt. Nuk e njohin aspektin social. I duhen që shumicën e 31 vite ta rikthejnë në një standart evropian.

Këto janë të vërteta që do t’ia themi qytetarëve shqiptarë. Dhe këtë nuk ja u themi vetëm ne, ja u thonë evropianët. 100 vite larg Europës për standartin e infrastrukturës, sepse Bela Mafia me kusarët e saj e diktuar nga narkosi, ka 10-fishuar vlerën e tenderave.

Sepse një km rrugë me 2 milionë euro ndërtohej në kohën e PD. 20-30 milionë euro shkon total. 4-5 milionë euro është standarti i BE. Epo kjo është prandaj jeni 100 vite larg Evropës për infrastrukturën. Prandaj mos i gënjeni shqiptarët, sepse këto gënjeshtrat nuk ja u nxjerrim vetëm ne në dukje.”, tha Noka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...