Bagdad, zhvillohet ceremoni mortore për Soleimanin dhe Muhandisin

Më datë:

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, është organizuar ceremoni mortore për komandantin e Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetarin e grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

Në ceremoninë mortore në qendër të kryeqytetit morën pjesë kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi, zyrtarët qeveritarë, komandantët e grupit Hashd al-Shaabi dhe qindra milicë dhe civilë.

Shpesh herë gjatë ceremonisë u brohoritën slogane si “Jo Amerikës”, “Jo Izraelit” dhe “Djalli më i madh Amerika”.

Pas ceremonisë kufomat do të dërgohen në qytetin e Qerbelasë. Kufoma e al-Muhandis do të varroset në Najaf.

Ndryshe, dje në sulmet ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

Në sulm gjithashtu kishin humbur jetën 10 persona, në mesin e të cilëve 5 shtetas të Irakut.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në deklaratën pas incidentit tha se “një hakmarrje e hidhur po i pret kriminelët”.

“Vdekja e tij nuk do të ndalojë punën e tij, rruga e tij nuk do të bllokohet”, shtoi ai.

Udhëheqësi suprem gjithashtu shpalli zi kombëtare për tre ditë në vend, ndërsa në vend të Soleimani ai emëroi gjeneralin Ismail Qaani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Është dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj, këtë...

Marta Kos optimiste për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Gjatë diskutimit në panelin kushtuar rindërtimit të Ukrainës, në...

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Gonxhja: Çdo ditë na afron më pranë një nate historike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes...

Katastrofë në Venezuelë, ekipet e emergjencës në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar

Venezuela mbetet e tronditur nga dy tërmetet e fuqishme...