Çavusoglu zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Zarif

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun iranian, Muhammad Javad Zarif.

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, Çavusoglu dhe Zarif kanë diskutuar vrasjen e komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani.

Dje në sulmet ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

Në sulm gjithashtu kishin humbur jetën 10 persona, në mesin e të cilëve 5 shtetas të Irakut.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në deklaratën pas incidentit tha se “një hakmarrje e hidhur po i pret kriminelët”.

“Vdekja e tij nuk do të ndalojë punën e tij, rruga e tij nuk do të bllokohet”, shtoi ai.

Udhëheqësi suprem gjithashtu shpalli zi kombëtare për tre ditë në vend, ndërsa në vend të Soleimani ai emëroi gjeneralin Ismail Qaani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...