Australi, mbahen protesta nga kundërshtuesit e vaksinës anti-COVID

Më datë:

Grupe që kundërshtojnë vaksinën e koronavirusit (COVID-19) organizuan protesta në kryeqytetet e provincave në Australi, të cilat u shoqëruan me kundërprotesta nga turma të tjera që pohuan se këta grupe gjenden nën kontrollin e racistëve të ekstremit të djathtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në demonstratat që u zhvilluan në qytetet Melburn, Sidnei, Brisbane, Perth, Adelaide dhe Hobart me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra australianëve, grupet kundër kufizimeve anti-COVID-19 dhe vaksinimit të detyrueshëm dolën në rrugë nën moton “liri”, kurse kundërshtarët e këtyre grupeve me moton “kundër racizmit”.

Ekipet e policisë, të cilat morën masa të forta sigurie në demonstrata me pjesëmarrje të madhe, i penguan protestuesit kundërshtarë të takoheshin për të shmangur tensionet.

Demonstratat në Melburn, qytet i cili u mbyll gjashtë herë për 267 ditë në data të ndryshme për shkak të pandemisë, u zhvilluan me pjesëmarrje intensive nga të dyja palët.

– Protestuesit duan që projektligji në Victoria të tërhiqet

Qeveria e Victoria-s ka përgatitur një projektligj që parashikon transferimin e kompetencave të marrjes të vendimeve si ora policore dhe qëndrimi në shtëpi, në rast të pandemive të mundshme në të ardhmen, nga Nënsekretari Shtetëror i Shëndetësisë te ministri i Shëndetësisë dhe kryeministrit.

Partitë opozitare dhe grupet mbështetëse, duke pretenduar se projektligji nënkupton “grusht ndaj lirive në shtet”, kërkojnë tërheqjen e projektligjit të paraqitur në parlament.

Duke bërtitur parulla kundër kryeministrit të Victoria-s Daniel Andrews, i cili përgatiti projektligjin, protestuesit në Melburn mbanin pankarta që kërkonin shkarkimin e tij.

“Ne jemi këtu për të shpëtuar Victoria-n nga Daniel Andrews”, tha për AA Dusty Starr, një nga protestuesit.

Sinem Özerkan, një nga turqit australianë që mori pjesë në protestën kundër vaksinimit, tha: “Sot jam këtu vetëm për lirinë tonë. Unë kundërshtoj vaksinimin e detyrueshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të gjithëve”.

Kryeministri Andrews pohoi se qarqet neonaziste ndikuan në këto protesta, pasi gjatë demonstratës u improvizua ekzekutimi i tij në trekëmbëshin e ngritur përpara parlamentit të Victoria-s në shenjë proteste kundër projektligjit.

Pasi Andrews deklaroi se “ekstremistët” kishin depërtuar në protestën kundër ligjit të pandemisë, një person, i cili u raportua se ishte neonazist dhe u ndalua me akuzën për thirrje për “atentat” ndaj Andrews, do të dalë në gjykatë në ditët në vijim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...