Arjon Hasaj: Unë e vrava Ramazan Matajn, kishte lidhje 6 vite me motrën time. I prishi 2 martesa

Më datë:

Arjon Hasaj ka pranuar vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në Dragoç të Shkodrës.

Përpara grupit hetimor, 29-vjeçari ka thënë se e vrau Matajn për shkak të lidhjes së i ndjeri kishte me motrën e tij, duke pretenduar se i kishte shkatërruar 2 martesa.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit.

Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë.

Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën.

Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri.

Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës.

Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër“, ka deklaruar Arjon Hasaj, siç mëson nga burimet policore gazetarja e Klan Neës në Shkodër, Emi Kalaja.

Ndërsa vëllai i tij, Klinsman Hasa, gjithashtu i arrestuar nga policia nën akuzat se ka ndihmuar në krim, nuk ka pranuar faktin që ka patur dijeni apo të ketë bashkëpunuar për vrasjen e kryer nga vëllai i tij.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, është shprehur ai.

Ramazan Mataj u gjet i vrarë në automjetin e tij “Mercedes-Benz” mëngjesin e 5 Janarit. Në makinë, policia i gjeti viktimës dy celularë, njëri prej të cilëve pa kartë, ku hetuesit gjetën mesazhe që vëllezërit Hasaj i kishin dërguar atij për ta nxjerrë në pritë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...