9.5 C
Tirana

Arabia Saudite mbështet misionin e Japonisë në Lindjen e Mesme

Më datë:

Mediat japoneze raportojnë se Arabia Saudite ka zgjeruar mbështetjen e saj për vendosjen e trupave japoneze në Lindjen e Mesme për të mbrojtur lundrimin e anijeve në rajon.

Të premten Japonia urdhëroi vendosjen e një gjuajtësi detar dhe dy avionë patrullues P-3C në Lindjen e Mesme, së bashku me 260 trupa të forcës së vetëmbrojtjes detare të Tokios.

Agjencia e lajmeve Kyodo, e bazuar në Tokio, raportoi se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, shprehu mbëshetjen e tij të plotë ndaj vendimit të vendosjes së trupave japoneze gjatë një takimi me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili qëndron për vizitë në Arabinë Saudite.

Përderisa dy liderët u pajtuan të koordinojnë ngushtë në garantimin e lundrimit të sigurt të anijeve në rajon, Abe bëri thirrje për uljen e tensioneve në rajon, në vazhdën e vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimanit në një sulm ajror amerikan më 2 janar.

Forcat japoneze do të bëjnë roje në Gjirin e Omanit, brezin verior të Detit Arabik dhe Ngushticën Bab el-Mandeb që lidh Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Gjatë takimit, siç raportojnë mediat japoneze, Abe dhe bin Salman “u pajtuan se përpjekjet kolektive janë të nevojshme për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme”.

“Një konflikt ushtarak në Lindjen e Mesme do të ketë ndikim të madh në paqen dhe stabilitetin global. Do të doja t’u kërkoja të gjitha vendeve të interesuara të përgjigjen ndaj situatës në një mënyrë të përmbajtur”, citohet t’i ketë thënë kryeministrit japonez princit saudit.

Abe qëndron në Lindjen e Mesme në një vizitë pesë ditore, në kuadër të së cilës do të vizitojë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin.

Japonia, ekonomia numër tre në botë, importon rreth 90 për qind të naftës së saj së papërpunuar nga Lindja e Mesme.

Thuhet se misioni japonez në rajon ndihmon në sigurimin e kalimit të sigurt të anijeve tregtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...