Ahmetaj: Shtohen 7 miliardë lekë për fondet e rindërtimit, përshpejtohet procesi

Më datë:

TIRANE– Ministri i Rindërtimit dhe njëherësh zv/kryeministri Arben Ahmetaj bëri të ditur ditën e sotme se buxheti për rindërtimin për vitin 2022 do të rritet nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

Deklarata u bë pas mbledhjes së qeverisë. Ahmetaj tha se janë shtuar 7 miliardë lekë për fondin e rindërtimit në mënyrë që të përshpejtohet ky proces dhe që shumë familje të kthehen në shtëpitë e tyre.

Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin. Llogaria e rindërtimit, pra i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit, kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit.

Dua të ritheksoj që programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve nëpër shtëpi.

Këtë fundvit do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të rikthehen në shtëpitë e tyre gjithandej”, tha zv.kryeministri Ahmetaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...

Hoxha takim me Rutte: Në gjeopolitikën e sotme, NATO më e rëndësishme se kurrë

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...