Afrikë, shkon në mbi 5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Më datë:

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar në mbi 5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 5.009.823.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Afrikë ka arritur në 4.500.448, ndërsa numri i viktimave në 133.746.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Afrikën e Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.

Sipas të dhënave në Ourworldindata.org në kontinentin afrikan me një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorësh, deri më sot kundër virusit janë administruar rreth 39 milionë doza të vaksinave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...