Forcat Operacionale të Burgjeve “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle të befasishme në paraburgim

Më datë:

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në institucionin e paraburgimit në Vlorë.

Në operacion kanë marrë pjesë rreth 70 efektivë, të cilët kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në ambientet e brendshme të institucionit. Kontrollet janë përqendruar në çdo qeli, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme.

Ky aksion është pjesë e kontrolleve rutinë që po zhvillohen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, me synim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme brenda tyre.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe forca mbështetëse nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier dhe Peqin.

Kontrollet vijojnë dhe pritet që në orët në vijim të ketë një bilanc zyrtar mbi rezultatet e këtij aksioni.

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kane përfunduar kontrollet në ambientet e paraburgimit të Vlorës, të cilat zgjatën rreth dy orë.

Sipas burimeve të policisë së burgjeve, gjatë verifikimeve nuk janë konstatuar mjete apo sende të paligjshme brenda ambienteve.

Pas përfundimit të këtij aksioni, forcat operacionale janë larguar nga Vlora për të vijuar kontrollet edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...