14.5 C
Tirana

Shkatërrohet me shpërthim të kontrolluar ura e Babrroit

Më datë:

Ura e Babrroit është shkatërruar me shpërthim të kontrolluar në kuadër të realizimit të projektit të “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, zona 5 Maji”.

Gjatë procesit të demolimit, ka pasur masa strikte sigurie dhe janë ndaluar kalimet e këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës, më herët u njoftuan të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se për arsye sigurie do të ndërpritej qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.

Gjatë kësaj periudhe, u ndalua kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë janë të pranishme në terren për t’u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Forumi i Investimeve| Rama merr fjalën në aktivitetin për Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë këtë të martë,...

Miqësorja “Shqipëri-Jordani”, ja akset rrugore që do të bllokohen

Miqësorja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në...

Zgjedhjet lokale në Kosovë| Përfundon numërimi në disa komuna, kush kryeson

Pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën më 12 tetor,...

Vrasja e Edmir Bregut, arrestohet pas 4 vitesh Aldo Avdylaj

Arrestohet në orët e para të mëngjesit të së...