VanHorn: SHBA mbështet KQZ-në në procesin për zgjedhje të drejta e transparente

Më datë:

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pas një vizite të këtij të fundit dhe ekipit të KQZ-së në SHBA, si pjesë e Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë dhe Lidershipit të Departamentit të Shtetit.

Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë, kjo “vizitë u dha zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale në SHBA dhe për të forcuar lidhjet profesionale. Komisioneri Celibashi informoi për përgatitjet e KQZ-së përpara zgjedhjeve parlamentare të majit”.

E Ngarkua me Punë e SHBA-ve, VanHorn shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-së për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e lejimit të institucioneve si KQZ-ja të funksionojnë pa ndërhyrje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje tragjike në bregdet – dy fëmijë humbin jetën në Tale

Një ngjarje e rëndë dhe mjaft tragjike ka ndodhur...

Seancë në Gjykatën Administrative për çështjen Ols Dado – Veliaj palë në proces

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën...

Dosja “Balluku”/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare ka vënë në lëvizje...

GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën dhe me 5 vite Ardit Hasanbegaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...