Kemi gjet vrasëse mizash në sallë kirurgjie”, seanca për “Sterilizimin”, dëshmon Klodian Rrjepaj: Nuk jam mashtrues, s’ka prova!

Më datë:

Ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj ka nisur deklarimet e tij në seancën paraprake të mbajtur ditën e sotme në lidhje me sterilizimin.

 Ndryshuam rrënjësisht sistemin e sterilizimit. Ishte inovacion dhe për këtë shkak çdo gjë po krijohej nga e para. Rruga ishte e pashkelur. Prokuroria nuk ka sjellë ende një bilanc për sterilizimin, cila është e mira dhe e keqja e sterilizimit. Prokuroria ka marrë vetëm anën negative dhe nuk ka bërë bilanc për anën pozitive. Nuk jam mashtrues”, ka deklaruar ai, siç raporton Anila Hoxha bazuar në të pranishëm në këtë seancë me dyer të mbyllura.

Më tej në dëshminë e tij, ai ka vijuar: Akuzohem edhe për mashtrim, unë mashtrues, nuk ka asnjë provë dhe dokument qe të tregojë dokumentet e falsifikuara. Përkundrazi dhe prokurori nuk i pretendon të falsifikuara e megjithëkëtë ngre akuzë për falsifikim. Interpretimi i provave , është çështje këndvështrimi. Kurrsesi nuk është falsifikim dhe mashtrim. Kostot janë më të ulëta se referenca ndërkombëtare. PPP është zgjidhja më e mirë si referencë ndërkombëtarë por edhe për situatën ku ndodhej Shqipëria në 2013.

Më tej Rrjepaj bëri një krahasim.

“Në një sallë kirurgjikale në një vend të BE u pa një mizë. Dhe e dini çfarë ndodhi? Për tre ditë u ndërprenë ndërhyrjet në këtë sallë derisa të analizohej siguria e sallës për sa i përket rrezikut për infeksion…. Ndërkohë në Shqipëri në kohën e studimit ne kemi gjetur vrasëse mizash në salla kirurgjikale”, ka thënë ai.

Rrjepaj shtoi se PPP ( koncensioni) “ishte zgjidhja më e mirë për sterilizimin mbasi me prokurim publik duhet të kryheshin gjashtë tendera më vete dhe nuk kishte mundësi koordinimi për gjashtë institucione. E dyta, prokurimi publik e ka afatin e zbatimit një vit dhe është i kufizuar në investime. Kurse koncesioni është dhjetë vjet dhe ka shanse për investimi”.

Nga ana tjetër avokati i tij, Tritan Hamitaj mbështeti mbrojtjen e pak ditëve të ministrit Ilir Beqaj mbi kërkesën për pushimin e çështjes.

“Edhe ne kërkojmë pushimin e çështjes pasi hetimi është kryer njëherë nga prokuroria e Tiranës dhe ka një vendim pushimi”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...