Monika Kryemadhi paraqitet në Apelin e Posaçëm! E shoqëron sërish vajza e saj

Më datë:

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur mesditen e sotme në ambientet e Apelit të Posaçëm. Edhe këtë herë, ajo u shoqërua nga vajza e saj.

Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që i sekuestroi dy vila në zonën e njohur “Kodra e Diellit”.

Një nga këto vila është në pronësinë e deputetes, ndërsa tjetra në pronësinë e nënës së saj.

GJKKO ka sekuestruar një vilë tre katëshe në pronësi të Fatime Kryemadhit në rezidencën “Kodra e Diellit” në Tiranë, me sipërfaqe: kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2.

Ndërsa Monika Kryemadhit i është sekuestrua një vilë po në të njëjtën rezidencë, me sipërfaqe: kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë, kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë....

Krepa në furrë

Përbërësit: 500 ml qumësht 200 gr miell 30 gr sheqer 10 gr gjalpë...

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...

Toni Gogu: Projektligji i amnistisë prek 380 të dënuar për lirim të menjëhershëm

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin...