0.5 C
Tirana

Zhupa-mazhorancës: Mos mbani peng Kuvendin, fusni për votim raportin

Më datë:

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Ina Zhupa ka theksuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me pajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Zhupa iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke shprehur shqetësimin se investimi në Komisionin e Venecias po përdoret për të justifikuar moszbatimin e rekomandimeve të tij. “Kjo konferencë e kryetarëve duhet të fillojë me një kërkesë ndjesë për dy vjet përpjekjesh për të mbrojtur Edi Ramën përmes mandatit të Olta Xhaçkës,” theksoi ajo.

Ajo theksoi se Komisioni i Venecias ka konfirmuar që opozita ka të drejtë në betejën e saj, duke deklaruar se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i panegociueshëm dhe nuk mund të varet nga vullneti politik i mazhorancës.

“Me logjikën tuaj, ju jeni mbi Kushtetutën, dhe deputetët janë mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, jo e kundërta,” tha Zhupa, duke shtuar se me këtë veprim po legjitimohet një situatë diktatorial, ku asnjë deputet i mazhorancës nuk mund t’i hiqet mandati, pasi mbrohen nga votat politike.

Ajo kritikoi gjithashtu një nga kolegët e saj, znj. Bushka, duke thënë se po djeg diplomën e saj duke pretenduar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë detyruese për Kuvendin.

Në përfundim, deputetja Zhupa kërkoi që raporti të vihet për votim në seancën e së enjtes, me qëllim që të dërgohet menjëherë në Gjykatën Kushtetuese. “Kërkoj në emër të grupit të mos mbani peng Kuvendin për interesa klienteliste, dhe të dërgoni raportin në Gjykatën Kushtetuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca në GJKKO, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Një oficer policie bashkëpunonte me krimin duke…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë dëshmi...

10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos

 Ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Guantanamo grupi...

Belind Këlliçi nën hetim për falsifikim të diplomës, nëndrejtoresha e “Harry Fultz” thirret në SPAK

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e një instituti arsimor, Brikena...