Mblidhet Komiteti i Përhershëm i SEECP, Shalsi: Avancim i integrimit rajonal

Më datë:

Kuvendi organizoi sot takimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore me temë: “Bashkëpunimi Parlamentar për Rritjen e Ndërlidhjes Rajonale dhe Lehtësimin e Kufijve në Europën Juglindore”.

Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të marrjes nga Shqipëria të Presidencës së Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP PA).

Në këtë aktivitet morën pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Parlamentit në AP të SEECP-së, Eduard Shalsi, Marko Radonaviç, këshilltar politik i RCC, si dhe delegacionet ndërkombëtare pjesë e SEECP.

Aktiviteti u moderua nga Eduard Shalsi, i cili në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e avancimit të integrimit rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta për të arritur zhvillim dhe prosperitet të qëndrueshëm.

Shalsi u shpreh se bashkëpunimi parlamentar është shtylla e ndërtimit të besimit, harmonizimit të politikave dhe përshpejtimit të zbatimit të iniciativave që sjellin vendet tona më afër me njëri-tjerin.

Shalsi u ndal dhe tek Strategjia SEE 2030, e cila kërkon veprim në Përparimin e Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe në promovimin e tranzicioneve të gjelbra dhe digjitale.

Në përfundim Shalsi u bëri thirrje vendeve anëtare të SEECP që ky takim të shihet me një ndjenjë përgjegjësie dhe angazhimi të përbashkët për realizimin e vizionit për një ndërlidhje më të fortë të Evropës Juglindore.

Takimi vijoi me diskutime dhe ndarje opinionesh dhe eksperiencash mbi bashkëpunimin parlamentar për nxitjen e konjuktivitetit dhe shkëmbimet ndërkufitare mes vendeve të Evropës Juglindore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekipi i ri i Demo-s për pushtetin vendor, prioritet shërbimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot...

Policia ndërhyn te Kuvendi, protestuesit largohen nga hyrja

Forcat e policisë kanë ndërhyrë pranë ambienteve të Kryesisë...

Profili i kreut të ri të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë...

GJKKO jep 110 vite burg për grupin e mashtruesve

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot më...