Denoncimi i PD për Byberin, avokati: Mori leje, kaloi buxhetin e bashkisë Tropojë

Më datë:

Një ditë pasi Partia Demokratike denoncoi kryetarin e bashkisë së Tropojës Rexhë Byberin, se ka thyer masën e “arrestit shtëpiak” dhe ka shkuar në zyrë, ka reaguar avokati i tij Artan Laze.

Përfaqësuesi ligjor i Byberit ka theksuar për mediet se kryebashkiaku i Tropojës kishte marrë leje pasi ka qenë i detyruar të paraqitet për të përmbushur detyrimin ligjor.

Sipas avokatit Artan Laze, nuk ka thyerje mase për Rexhë Byberin, pasi duke qenë se vazhdon detyrën dhe nuk është pezulluar nga ushtrimi i saj, në funksion të zbatimit të detyrës ka qenë i detyruar të paraqitet në zyrë për të përmbushur detyrimin e tij ligjor për kalimin e buxhetit të bashkisë Tropojë.

“Për këtë arsye bashkia e Tropojës ka kërkuar leje në organin procedues që të lejohet kryetari i bashkisë të kryejë procedurat në 6 dhjetor për kalimin e projektbuxhetit”, tha avokati për mediet.

Sipas avokatit, kjo leje është miratuar nga organi procedues dhe Byberi është paraqitur, pasi mosparaqitja e tij do të sillte për pasojë bllokimin e fondeve dhe pagave për muajin dhjetor 2024 dhe buxhetin 2025.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korfuz, në pranga 37-vjeçari i dyshuar për vrasje

Policia e Shtetit njoftoi sot se si rezultat i...

Muça: Standardet e reja të kontrollit portual, hap drejt integrimit në BE

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça, prezantoi sot...

Aksident tragjik në Fushë-Prezë, makina përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët...

Të shtëna me armë gjatë natës në kryeqytet, autori 28-vjeçar shpallet në kërkim

Disa të shtëna më armë zjarri janë regjistruar pas...