Të shtëna me armë gjatë natës në kryeqytet, autori 28-vjeçar shpallet në kërkim

Më datë:

Disa të shtëna më armë zjarri janë regjistruar pas mesnate në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

Uniformat blu, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, kur Sokol Zeka, 28-vjeç ka plagosur shtetasin  Elvis Zirka, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi, ndërsa mësohet se 28-vjeçari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korfuz, në pranga 37-vjeçari i dyshuar për vrasje

Policia e Shtetit njoftoi sot se si rezultat i...

Muça: Standardet e reja të kontrollit portual, hap drejt integrimit në BE

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muça, prezantoi sot...

Aksident tragjik në Fushë-Prezë, makina përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët...

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, në shënjestër një banesë dhe dy automjete

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës...