Të shtëna me armë zjarri në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur

Më datë:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Klinës, ku një person është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit.

Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për një gjuajtje me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.

“Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm,” tha Gashi, raportojnë mediat e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Ai theksoi se momentalisht organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...