21.5 C
Tirana

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit dhe 5 zyrtarë të tjerë

Më datë:

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro.

Sipas SPAK ai akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me dhënien e licencës së një pike karburanti, që dyshohet se ishte ndërtim pa leje.

Vetë Duro ka reaguar dhe ka deklaruar se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se ka firmosur sipas ligjit.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar ai.

Bëhet me dije se veç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...