GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Më datë:

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i Belinda Ballukut, do të vijojë të mbetet në paraburgim, pasi GJKKO ka refuzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë. Vendimi u mor nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila nuk pranoi zëvendësimin e “arrestit me burg” me garanci pasurore, duke lënë në fuqi masën aktuale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Berberi është nën hetim nga SPAK për një skemë të dyshuar korrupsioni që lidhet me tetë tendera publikë, me vlerë totale rreth 15 milionë euro. Sipas akuzës, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet publike përmes kompanisë “DAAM” shpk, të cilën, ndonëse e kishte kaluar formalisht në emër të personave të tjerë, vijonte ta kontrollonte në mënyrë indirekte.

Hetimet pretendojnë se gjatë kohës kur drejtonte ARRSH-në dhe më herët Drejtorinë e Përgjithshme për Eficencën e Energjisë, Berberi favorizoi kompaninë në procedurat tenderuese. Në dosjen hetimore përmendet edhe kompania “Net Group”, në pronësi të Valter Begajt, e cila sipas SPAK është përdorur për të transferuar fonde drejt “DAAM”.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Berberit me 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, ai përfiton ulje të dënimit në 6 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë, hetimet e nisura pas arrestimit të tij dhe analizimit të telefonit celular kanë çuar në hapjen e dosjeve të tjera penale. Në një prej tyre janë marrë të pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, të cilët po përballen me akuzën për shkelje të barazisë në tendera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...