Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Më datë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj shtatë drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore, që funksionojnë në Kosovë sipas sistemit të Serbisë, nën dyshimin se kanë ndikuar në vullnetin e lirë të votuesve.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit u është caktuar personave me inicialet M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M., pasi ekziston rreziku real që të pandehurit, nëse lirohen në liri, teksa gjykata tha se ekziston rreziku real që nëse ata lihen në liri të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale.

Gjykata po ashtu tha se të pandehurit mund t’i përsërisin veprat penale nëse lihen në liri.

Lista Serbe e dënoi këtë vendim, duke thënë se bëhet fjalë për “përndjekje dhe frikësim të serbëve dhe serbeve të ndershme”.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo parti thuhet se paraburgimi u është caktuar: Lubisha Karaxhiq, drejtor i shkollës fillore “Milladin Mitiq” në Lllapna Sellë; Boban Petroviq, drejtor i Shkollës së Mesme Elektroteknike në Sushicë; Millica Dimiq, drejtoreshë e shkollës fillore“Braqa Aksiq” në Lipjan; Nebojsha Rashiq, drejtor i Shkollës së Mesme të Makinerisë në Preoc; Bratisllav Llaziq, drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Graçanicë; Mirjana Dimitrijeviq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë; Sasha Mlladenoviq, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Gushtericën e Ulët.

“Në këto kohë të vështira duhet të tregojmë dinjitet, rezistencë dhe unitet kundër atyre për të cilët asgjë nuk është e shenjtë, dhe të cilët janë të gatshëm që për interesa personale dhe privilegje politike të godasin edhe popullin e tyre”, tha Lista Serbe.

Lidhur me masën e paraburgimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pati reagime edhe në Serbi. Atje, ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, tha se ky vendim është i motivuar politikisht, si dhe duke theksuar se në mesin e shtatë të arrestuarve janë tre drejtues të institucioneve shëndetësore në Kosovën qendrore.

“Theksoj se Ministria e Shëndetësisë, së bashku me shtetin e Serbisë, do të vazhdojë t’i ndihmojë institucionet shëndetësore serbe në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë edhe më me vendosmëri, dhe se veçanërisht do të kërkojë mënyra për t’i ndihmuar institucionet shëndetësore të prekura”, u tha në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i...