Policia aksion në Korçë, mësyn në 15 banesa! Vihen në pranga disa persona

Më datë:

Policia e Korçës ka vijuar operacionin “Tempulli” duke vënë në pranga 6 persona në një aksion të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit.

Bëhet me dije se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga gjykata e Korçës, pas hetimit 3 mujor që ka kryer policia dhe prokuroria.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë nga Korça dhe gjatë hetimeve janë siguruar prova që ata janë të përfshirë në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

Nga të dhënat, janë bërë 15 kontrolle në banesa, lokale e vende ku të arrestuarit mund të shisnin lëndën narkotike.

Mësohet se janë sekuestruar edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërsa pritet informacioni zyrtar nga policia e Korçës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...