14.5 C
Tirana

PD: Rritje fyese e pensioneve, fajin e ka qeveria dhe jo bizneset

Më datë:

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo në një deklaratë për mediet, e cilësoi sot fyese rritjen me 4% të pensioneve.

Anëtari i kryesisë së PD-së bëri përgjegjës qeverinë për pensionet e ulëta.

“Përgjegjësi për këtë ka vetëm qeveria, dhe jo biznesi që thërritet dhe telendiset “live”, për t`i hedhur shqiptarëve trutë e gomarit”- u shpreh Bozdo.

Sipas Bozdos, shumica e vendeve të rajonit i kanë pensionet mesatare dyfishin e artyre në vendin tonë.

Bozdo u shpreh se këtë nuk e kanë arritur duke fajësuar biznesin, por duke ndërmarrë reforma kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit.

“Shqipëria, edhe pse konsiderohet një vend më ngarkesë të lartë fiskale, është e fundit në Ballkan për sa i përket të ardhurave të mbledhura. Ajo realizon të ardhura në 27,8% të PBB, kur Kosova shkon në 29,3%, Maqedonia në 31%, Serbia dhe Mali i zi në 42%. Nëse Shqipëria do të performonte sa mesatarja e rajonit, sot do të mblidhnim 1,8 miliardë euro më shumë, të mjaftueshme për t`i dyfishuar rrogat dhe pensionet bashkë”- tha Bozdo.

Sipas tij, zgjedhjet e vitit që vjen janë “kufiri që ndan mundësinë për një atdhe normal nga Shqipëria e boshatisur dhe e telendisur e Ramës”.

“Një kabinet teknik asnjanës, që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme, dhe që i hap rrugën një qeverie që aktin e saj të parë do të ketë vendosjen e minimumit jetik dhe uljen e taksave për individët edhe bizneset”, tha Bozdo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion kundër armëmbajtjes pa leje, arrestohen 14 persona në Bradashesh. Sekuestrohen jelekë policie

Në Elbasan, është zhvilluar një operacion për goditjen e...

ITALI – Tre karabinierë të vdekur dhe 13 të plagosur gjatë një operacioni për lirimin e një shtëpie

Tre karabinierë të vdekur dhe 13 oficerë policie të...

I akuzuar nga GJKKO për krime të rënda, ekstradohet nga Dubai një person

Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët në Abu-Dabi,...