Blushi: Meta e çmontoi në gjyq prokurorin.

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria është e fundit në Ballkan e në Europë për sistemin e drejtësisë.

Blushi theksoi se Meta e çmontoi në gjyq Dumanin, duke e detyruar të dalë jashtë sallës. Më tej, Blushi bëri thirrje që qytetarët të rezistojnë përballë mafies shtetërore.

Tedi Blushi: Shqipëria është e fundit në Ballkan e Europë për drejtësinë. Reforma në drejtësi është Ramareformë. Kallëzuesit e Metës janë kallëzues të rremë dhe Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale. Presidenti i vendit u rrëmbye. Mafia në Shqipëri ka shtetin e vet. Rrëmbimi terrorist i Metës, e ngjashme me grupet paramilitare të Arkanit, ishte vula përfundimtare e faktit se mafia ka drejtësinë e saj në këtë vend. Mbi presidentin e PL Ilir Meta ka akuza të stisura.

Meta e çmontoi në gjyq Dum-dumanin, duke detyruar këtë qen sulmi të braktiste sallën e gjyqit. Presidenti i Partisë së Lirisë është sot në burg politik, pasi ka mbrojtur interesin kombëtar dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, ka mbrojtjur pa kompromis kufijtë e Kosovës. Qytetarët janë sot më të kërcënuar se kurrë. Rezistenca është e vetmja rrugë përballë mafies shtetërore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Parlamenti Europian, Balla flet për projektet e Vlorës: Aeroporti dhe investimi në Zvërnec

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit...

Pirdeni jep lajmin për negociatat: Shqipëria avancon me tre kapituj të rinj me BE-në

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Dhuna ndaj 17-vjeçares, nëna: E strehova tek të afërmit nga frika, kishte shenja në trup

Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare...

Avokati i Kryemadhit në GJKKO: Prokuroria nuk ka prova, çështja është politike

Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, ka paraqitur në...