Kryeparlamentarët e rajonit i propozojnë BE-së masa shtesë kundër koronavirusit

Më datë:

Kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Presidentit të Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli dhe Presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, nëpërmjet së cilës propozojnë disa masa shtesë për luftën ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) (AA).

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, në letër thuhet se “Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19, numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët.”

Gjithashtu kryepalamentarët kërkojnë që vendet që përfaqësojnë të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga BE dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së, të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të pajisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë.

Më tej kërkohet që të lejohen që një pjesë e fondeve të Programit IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.

“Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Letra është nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, Kryetari i Dhomës së Popujve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Dragan Coviç, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...