Transport falas për pensionistët, do përfitojnë 161 mijë persona

Më datë:

Janë afro 161 mijë pensionistë që pritet të përfitojnë transport publik falas në Tiranë prej 1 Janarit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se afro 80 % e përfituesve janë pensionistë që kanë mbushur moshën e daljes në pension dhe kategoria tjetër janë invalid apo përfitues të pensionit familjar. 

Bashkia e Tiranës thotë se aktualisht janë në fazën e konsultimeve me përfaqësuesit e transportit publik për mënyrën e subvencionimit. Ekspertët e ekonomisë thonë se një nga format e subvencionimit është ajo siç është vepruar me studentët.

“Buxheti i kompanive që mbulojnë transportin në Tiranë është rreth 18 mln euro në vit. Aktualisht Bashkia e Tiranës ofron rreth 1.5 mln euro subvencione që subvencionon transportin e studentëve dhe mbështetje për pjesën tjetër”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço. 

Përfitimi për një pensionist nga transporti falas llogaritet të jetë deri 10 për qind të pensionit.

“Rregullon mirëqenien e pensionistëve, pa marrë parasysh faktin që pensioni mesatar është 18 800 lekë ndërsa ai i femrave dhe minimali arrin më pak se 10 mijë. Ndikon në 10 % të vlerës. Edhe sikur të mbulosh të gjithë transportin publik falas është rreth 6.6 % të buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Është mesë e realizueshme, është diçka pozitive pasi pensionistët janë një shtresë vulnerabël”, shton Muço.

Shumë vende europiane e praktikojnë transportin falas për kategorinë e pensionistëve, si Frankfurti në Gjermani apo Brukseli në Belgjikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...