Vettingu, KPK shkarkon dy prokurorë. Ornela Rrumbullaku përlotet pas dhënies së vendimit

Më datë:

Prokurorja e Tiranës, Ornela Rrumbullaku u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi për të u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen.

Prokurorja u pa të përlotej në përfundim të seancës në KPK, teksa të njëjtin fat me të pati edhe prokurori Dashnor Nure.

Raportohet se në shkallën e parë, pra në KPK, presin për t’ju nënshtruar rivlersimit edhe 20 gjyqtarë e prokurorë. Ndërkohë që mandati i vettingut të shkallës së parë përfundon më dhjetor 2024.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private.

Ajo i kundërshtoi gjetjet e KPK-së, duke pretenduar se bashkëshorti nuk i kishte investuar ato para, por ishte dakordësuar me ortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...