13.5 C
Tirana

Plani i Ri i Rritjes, Rama: Duhet të punojmë për t’u konsideruar të gatshëm për të hyrë në BE

Më datë:

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, se Plani i Ri i Rritjes është vënë në rrugën e duhur dhe tashmë vendet duhet të kryejnë të gjithë punën neurotike për t’u konsideruar të gatshëm për të hyrë në Bashkimin Europian.

I pranishëm në panelin e diskutimit të kryeministrave, që po mbahet në kuadër të këtij Forumi, Rama u ndal te rëndësia e Planit të Ri të Rritjes.

“Ishte Vladimir Putin, të cilit iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që jeton në një botë paralele. Kjo botë paralele tashmë po pranëvendoset. Ajo që Ursula von der Leyen tha është e vërtetë dhe inkurajuese, sepse një vit më parë në Bled, ajo premtoi Planin e Ri të Rritjes”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se tashmë ky plan i ri i rritjes është vënë në rrugën e duhur.

“Jemi shpresëplotë që edhe më shumë gjëra do të ndodhin”, shtoi Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “na duhet të kryejmë të gjithë punën neurotike për t’u konsideruar të gatshëm për të hyrë në BE”.

“Duhet të marrim më shumë instrumente dhe të hyjmë në hapësira të ndryshme të BE-së, gjë që përpara këtij Plani të ri Rritjeje ishte e palejuar për ne. Është një moment ku duhet të ndihesh pozitiv për BE-në”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...