12.5 C
Tirana

Bardhi: Të futen në kalendar iniciativat e deputetëve

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, se ka disa ligje si iniciativë e deputetëve, të cilat kanë nga tri vite në sirtarë.

Ai theksoi se shpreson shumë që të futen me prioritet në kalendar për t’u shqyrtuar.

Bardhi shtoi se, janë propozime të rëndësishme që vijnë nga opozita.

Gjithashtu, Bardhi e cilësoi si zvarritje çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

“Shpresoj shumë dhe ju bëj thirrje të vazhdohet pa humbur kohë që kjo çështje të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Në Këshillin e Legjislacionit edhe deputetët e PS, ranë dakord që mocioni t’i përcillet Gjykatës, dhe shpresoj që në seancën e 12 shtatorit kjo të ndodhë”, tha Bardhi.

Ai foli edhe për çeshtjen që lidhet me fondet e IPARD.

“Para disa muajsh ju kërkuat që debati për këtë çështje dhe ngritja e një komisioni parlamentar për të adresuar problematikat, të ndodhë në shtator. Shtatori erdhi, kështu që ju kërkoj që këtë çështje ta kemi prioritet edhe si një instrument për të zhbllokuar fondet e BE për fermerët.  Fonde që mbahen të bllokura për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

Një 63-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi ka goditur...

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

Sapo ka nisur në Vlorë etapa e tretë e...

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar...

Celibashi mesazh përfaqësuesve politikë: Adresoni shqetësimet në KQZ, sa më larg qendrave të votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka...