Firmoset marrëveshja historike, në Pashaliman do ndërtohen anije ushtarake për Europën dhe vendin!

Më datë:

Është firmosur sot, 29 prill, marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.

“Shqipëria bëhet një bazë e prodhimit në rajon. Rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier. Në këtë kantier, i cili do të jetë fjalë e teknologjisë së fundit. Do të rrisë kapacitetin e prodhimit të anijeve lundruese. Kjo firmose tregon marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe Italisë. Fincantieri është një kompani që ka prodhuar mijëra anije nëpër botë”, tha ministri Nufi.

“Kemi nderin që të kemi këtu me ne përfaqësuesit më të lartë të një prej kompanive të ekselencës në Europë, Fincantieri. Nga ana tjetër po sot dhe po këtu kemi një përfaqësi të lartë të kompanisë Leonardo. Do të jemi mirëkuptuar që në nderim të këtyre miqve dhe partnerëve kaq të rëndësishëm. Kjo marrëveshje kërkon që të paraqesë një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare në territorin tonë.

Nga ana tjetër kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për vajzat dhe djemtë e shkollës industrial të Vlorës, të cilët do të jenë të parët për të marrë pjesë. Ata do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit, nga profesionistë. Kjo marrëveshje hap rrugën dhe për një diskutimi të ri, të një natyre ekonomike edhe për Fincantierin, por edhe për KAYO-n.

Do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e kësaj marrëveshjeje. Është një numër optimal, sa i takon peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe. Prodhimi do të shkojë më tej për të eksportuar këto anije. Është diçka fantastike, sepse kemi arritur në këtë pikë”, u shpreh kryeministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Syri i Saharasë” nuk është krater meteori, zbulimi i ri i NASA-s tregon origjinën e vërtetë

Një nga formacionet më misterioze në planet, i njohur...

Lapaj ngre alarmin: Ligjet e reja dëmtojnë interesin e vendit

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën...

Dosja “SASPAC”/ SPAK paraqet prova të reja, u siguruan nga kqyrja e laptopit të Alfred Nikollës

SPAK paraqet prova të reja për të pandehurit e...

Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje...