Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Më datë:

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje 5 persona, duke shkaktuar panik në zyrat e EFKA në zonën e Kerameikos dhe më pas pranë Gjykata e Apelit të Athinës.

Sipas deklarimeve të tij për policinë, të publikuara nga protothema.gr, i moshuari ka pretenduar se nuk kishte qëllim të vriste askënd, por vetëm “të tërhiqte vëmendje” për problemet e tij.

“Doja të shkoja në gjykatë sepse nuk ndihem sikur kam të drejtë. Nuk doja të vrisja. Nëse doja, do t’i kisha vrarë,” ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Sipas dëshmisë së tij, 89-vjeçari ka lëvizur me disa taksi gjatë ditës, duke udhëtuar nga Kolonosi drejt destinacioneve të ndryshme, përfshirë edhe planin për të shkuar fillimisht në Patra dhe më pas në Strasbourg.

Ai ka treguar se mbante me vete një valixhe me dokumente personale dhe kishte menduar edhe për largim jashtë vendit, përpara se të ndalohej nga autoritetet.

“Doja të bëja bujë sepse nuk marr atë që meritoj,” ka shtuar ai, duke deklaruar se nuk kishte synim të dëmtonte askënd. Më vonë, i moshuari është shoqëruar në zyrën e prokurorit, ndërsa policia ka ngritur ndaj tij procedim penal për disa vepra të ndryshme. Hetimet për rastin vijojnë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Firmoset marrëveshja historike, në Pashaliman do ndërtohen anije ushtarake për Europën dhe vendin!

Është firmosur sot, 29 prill, marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri,...

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...