Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të lirojë anëtarët e DEASH-it në Siri

Më datë:

Organizata terroriste YPG/PKK liroi edhe 200 persona të tjerë, shumica prej të cilëve anëtarë të DEASH-it, që i mbante nëpër burgjet në rajonet e pushtuara në Siri Al-Hasakah dhe Raqqa.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se YPG/PKK duke marrë garanci nga fiset arabe, në dy ditët e fundit ka liruar 200 persona të tjerë, shumica e të cilëve anëtarë të DEASH-it në rajonet e pushtuara në Siri Al-Hasakah dhe Raqqa.

Burimet thonë se nëse fiset arabe japin garanci, ky proces do të vazhdojë dhe se do të lirohen edhe më shumë anëtarë të DEASH-it.

YPG/PKK-ja edhe me 9 janar, pas garancisë nga fiset arabe liroi në të njëjtën mënyrë 40 anëtarë të DEASH-it nga burgjet në rajonin Al-Hasakah.

Terrositët e YPG/PKK-së të mbështetur nga SHBA-ja, aktualisht mbanjnë të burgosur dhjetëra mijëra terroristë të DEASH-it dhe familjet e tyre në Al-Hasakah, Raqqa dhe Deir Ez-Zor.

YPG/PKK edhe gjatë operacionit “Burimi i Paqes” liroi terroristët e DEASH-it

Pasi Turqia më 9 tetor 2019 ndërmorri operacionin “Burimi i Paqes”, YPG/PKK gjithashtu liroi ose u bë indiferente ndaj largimit të qindra terroristëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre.

Organizata në këtë mënyrë u përpoq që të shantazhonte SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore që të siguronin ndalimin e operacionit të Turqisë.

Ministria turke e Mbrojtjes, në një deklaratë të bërë me 17 nëntor, kishte njoftuar se organziata terroriste YPG/PKK liroi të paktën 800 anëtarë të DEASH-it nga burgu i saj në Tal Abyad.

Organizata në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2019 liroi më shumë se një mijë anëtarë të DEASH-it dhe familjet e tyre nga kampi Hol në Al-Hasakah.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...