Xhafaj replika me Berishën: Po çfarë komisionesh hetimore, s’mund të merrni karriget

Më datë:

Prej rreth 60 minuta parlamenti është përfshirë në kaos, ndërkohë që deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e Kuvendit.

Që në nisje të seancës, demokratët u kanë marrë karriget kolegëve të partisë socialiste dhe i kanë vendosur para foltores së Kuvendit.

Deputetë socialist kanë qëndruar në këmbë, ndërsa demokratët kanë vijuar të pengojnë punimet.

Fatmir Xhafaj, një ndër veteranët e Kuvendit është drejtuar demokratëve, duke u kërkuar që të lirojnë karriget dhe të mos pengojnë punimet.

Ndërkohë Sali Berisha është shprehur se maxhorancë duhet t’u rikthejë të drejtat Kushtetuese.

Me tej nje prej demokrateve i ka kerkuar Xhafajat qe te lejohen komisionet hetimore, por ky i fundit ka folur nendhembem, teksa ka thene: “Po çfarë komisionesh hetimore…”

Nga ana tjetër gjatë debatit në Kuvend, Bledi Çuçi ka ironizuar demokratët që ishin ulur: Edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë, të rrimë të gjithë në këmbë.

Replikat në Kuvend       

Luan Baçi: Me pëlqen profesioni i kameramanit!

Fatmir Xhafaj: Ushtroje si profesion….

(Tenton te marre karrigen, deputetja Elda Hoti e pengon)

Elda Hoti: Jo, jo s’mund ta marrësh!

Sali Berisha: Ti po provokon!

Deputeti i PD: Lejoni komisionet hetimore…

Fatmir Xhafaj: Po çfarë komisionesh hetimore…

Deputeti i PD: Fatmir edhe ti si shokët…

Fatmir Xhafaj: S’mund të merrni karriget, çfarë bëni kështu!

Sali Berisha: Riktheni të drejtat Kushtetuese! Je dhe jurist! Rikthe te drejtat Kushtetuese te opozitës!

Luan Baçi: Antoneta do rrini të gjithë në këmbë sot.

Antoneta Dhima: Po ta kishit për hallet e qytetarëve, ua bëja hallall.

Bledi Çuçi: Të gjithë do rrimë në këmbë, edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë.

Eduard Shalsi: Mos qeshni, s’është për të qeshur! Ju kanë dhënë porosi, zbatoni porosinë.

Antoneta Dhima: Të votojmë për rritjen e rrogave dhe pensioneve të qytetareve.

Luan Baçi: Ti Neta rrite rrogën tende, jo të qytetarëve!  Unë e votova kundër!

Antoneta Dhima: Ti ke biznese, unë një shtëpi në katin e 5-të kam.

Luan Baçi: Biznesin e kam ngritur me ndershmëri me paratë e mia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ambasadorja franceze: Nuk ka bllokim negociatash, jemi afër rezultatit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard deklaroi se...

SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve...

Rritet shuma e kompensimit të karburantit për invalidët e punës, shkon në 15 mijë lekë

Invalidët e punës do të përfitojnë më shumë mbështetje...

Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta me ulje të mëtejshme

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa...