Salianji: Sot socialistët i qëndruan vjedhjes në këmbë!

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa foli ashpër për maxhoranën, theksoi se Rama dhe matrioshkat e tij e kanë kthyer Kuvend në kotec.

Ai tha për mediat, se opozita do ta përshkallëzojë aksionin parlamentar. Mes të tjerash ai tha se do të kallëzojnë maxhorancën për shpërdorim detyre.

“PS, Edi Rama dhe matrioshkat e tij e kthyen parlamentin në një kotec ku mblidhen për të bërë dhe mbledhur vezët që ju duhen.

I kanë duart e bëra pisë.

Qytetarët e hanë bakllavanë në ditë feste, PS kur miraton buxhetin, se do e kalojë të oligarkët dhe njerëzit e kapur në korrupsion. E patë se si nxiton që mos të respektohet asnjë normë.

PS në mënyrë të paligjshme kishte vendosur që të linte gardën në çdo karrige ministri dhe deputeti.

Ne vendosëm që ti çojmë aty ku duhet. U detyruan që t’i qëndronin sot vjedhjes në këmbë.

Kërkojmë 3 kushte, gjithçka tjetër është pjesë e propagandës së fëlliqur të PS. Në kërkojmë komisionet hetimore.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...