0.5 C
Tirana

Stoltenberg: Shkatërrimi i hidrocentralit në Ukrainë akt mizor

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi shkatërrimin e hidrocentralit pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, në jug të Ukrainës, duke e cilësuar si ate një akt mizor.

“Shkatërrimi i digës në Kakhovka vë në rrezik jetën e mijëra civilëve”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

“Shpërthimi i hidrocentralit pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, gjithashtu shkakton dëme të rënda mjedisore”, tha ai.

Stoltenberg shtoi se incidenti dëshmon edhe një herë brutalitetin e luftës të Rusisë në Ukrainë.

Një hidrocentral pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka,  në jug të Ukrainës është shkatërruar, sipas zyrtarëve rusë dhe ukrainas.

“Është e qartë se riparimi i tij nuk do të ishte i mundur”, tha kryetari i bashkisë së Nova Kakhovka, Vladimir Leontyev, i emëruar nga Moska.

Operatori ukrainas i centralit tha gjithashtu se ai ishte shkatërruar plotësisht.

Secila palë në luftë fajësuan njëra -tjetrën për dëmtimin e digës.

Pas ngjarjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...