Bordi publikon çmimet e reja ja me sa do të shiten karburantet në vend

Më datë:

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja në lidhje me karburantet.

Çmimi i naftës, nga 173 lekë/litri do të shitet me 176 lekë/litri.

Edhe çmimi i benzinës ka pësuar rritje, ku nga 173 lekë/litri do shitet me 179 lekë/litri.

Ndërkohë çmimi i gazit mbetet e pandryshueshëm, me 63 lekë/litri.

Vendim i Bordit të Transparencës- 26.05. 2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Liria e medias në fokus: Ambasadori i OSBE vlerëson komunitetin mediatik në Shqipëri

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, theksoi gjatë...

Inceneratori i Tiranës/ Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe...

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore kalon në varësi të Ministrisë së Mjedisit

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi sot...

FED invest në mesin e pjesëmarrësve të konferencës së mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe...