Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

SHBA e prerë: Dënojmë aksionin! Dhuna duhet të ndalojë menjëherë

Më datë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dhuna në veri duhet të ndalohet menjëherë.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Reagimi i ambasadorit Hovenier vjen pas aksioneve të Policisë së Kosovës në tri komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, për të siguruar qasjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të këtyre tri komunave.

Hyrja e Policisë në objektet komunale është bërë përkundër rezistencës së grupeve të qytetarëve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur rreth tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Liria e medias në fokus: Ambasadori i OSBE vlerëson komunitetin mediatik në Shqipëri

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, theksoi gjatë...

Inceneratori i Tiranës/ Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe...

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore kalon në varësi të Ministrisë së Mjedisit

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi sot...

FED invest në mesin e pjesëmarrësve të konferencës së mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe...
LIVE TV