Vijon situata e tensionuar në veri të Kosovës. Pas turmave të mbledhura në Zveçan, agravohet situata dhe në Leposaviç. Disa kamionë janë parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviçit.
Strukturat ilegale kanë lëshuar alarm në orën 12:00. I cili është ndërprerë pas 30 minutave.
Dhjetëra serbë janë mbledhur edhe para kësaj komune për të kundërshtuar ardhjen e kryetarit të ri në objektin e komunës.
Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë. Kurse, Policia ka ndërhyrë me gaz-lotsjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës.
Gaz lotsjellës dhe të shtëna armësh janë shënuar në Komunën e Zveçanit, e cila është bllokuar nga serbët.
Mediat kosovare raportojnë se pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty në panik. Po ashtu një makine policie i është vënë flaka, ndërsa serbët kanë rrethuar komunën.
Autoritetet e Kosovës fajësuan “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë për përshkallzimin e situatës.
“Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, shkroi në Twitter Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.
Ky vendim u mor për shkak të situatës në Kosovë. Radio-Televizioni i Serbisë raportoi se ushtria serbe ka marrë urdhër që “të lëvizë urgjentisht” drejt kufirit me Kosovën.
Nga Policia e Kosovës ende s’ka ndonjë konfirmim për këtë rast. Pak më herët, Policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse
“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.