12.5 C
Tirana

Johnson rizgjidhet kandidat për zgjedhjet e konservatorëve

Më datë:

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është rizgjedhur si kandidat për zgjedhjet konservatore në zonën e tij zgjedhore Uxbridge dhe South Ruislip, në perëndim të Londrës.

Lajmi vjen pas spekulimeve se Johnson do të kërkonte një vend më të sigurt, përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

“Konfirmojmë se Boris Johnson është rizgjedhur si kandidati konservator në Uxbridge dhe South Ruislip”, tha një zëdhënës.

Ndërsa Johnson ka një shumicë prej 7 000 votash, vendi i tij shihet si një objektiv për laburistët në zgjedhjet e ardhshme.

Aleatët e Johnson kanë hedhur poshtë çdo pretendim se ai do të kërkonte një vend të ri ose më të sigurt, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama nuk do të pranojë të heqë imunitetin e Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj...

“Mendon për mua… të dua”, zbulohen mesazhe dashurie dhe lufte të vikingëve

Mbishkrime runike nga epoka vikinge vazhdojnë të dalin në...

Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale

Tregjet globale të aksioneve të kompanive të softuerit regjistruan...

Jufka dibrane me pulë

Jufkat e përgatitura në shtëpi, janë krenaria e çdo...