Tajani: Po punojmë për të ulur në një tryezë rusët dhe ukrainasit

Më datë:

Italia është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe ne duhet të punojmë së bashku me aleatët tanë për të mbrojtur Ukrainën dhe pavarësinë e saj, deklaroi ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri italian Antonio Tajani.

”Ekziston një sistem i mbrojtjes ajrore që do ta dërgojmë në Ukrainë së bashku me Francën. Ne po punojmë gjithashtu për neutralitetin e termocentralit bërthamor të Zaporizhias. Për këtë arsye po përpiqemi të vendosim rusët dhe ukrainasit në të njëjtën tryezë. Bashkëbiseduesit kryesorë të këtij aksioni diplomatik janë Kina, SHBA, OKB, Vatikani dhe Turqia”,  shtoi ai.

“Parlamenti votoi në mënyrë të qartë dërgimin e armëve. Qendra e djathtë është kompakte. Dekreti për armët kërkon kohë teknike, ashtu si edhe dërgimi. Për momentin nuk ka një datë të saktë”, shpjegoi ai, duke shtuar se ” hyrja e Finlandës në NATO nuk është ajo që përkeqëson tensionet me Moskën”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja përkujton 27 Nëntorin, ditën e ngritjes së flamurit kombëtar, një ditë para Vlorës

Kavaja ka përkujtuar 27 Nëntorin 1912, një datë të...

Pas marrjes së qeverisë, studentët në Serbi bëjnë publik kandidatin presidencial

Akademiku serb, Radomir Saiçiq është kandidat i Listës Studentore...

“Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me nga 10 vite burg Emiljano Shullazin dhe Astrit Avdylin

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli...

Ervin Salianji viziton Prekazin me Sami Lushtakun: Respekt për sakrificën e familjes Jashari

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku...