18.5 C
Tirana

Meta: Të ngremë me forcë zërin kundër shkeljes së të drejtave të tyre

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar mesazheve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Në një reagim në “Facebook”, Meta thekson se çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet.

Mes të tjerash Meta pohon se Partia e Lirisë do të mbështesë çdo përpjekje dhe do të bëjë gjithçka për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave shqiptare.

REAGIMI I METËS
Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur duhet të dënojmë dhe të ngremë me forcë zërin kundër shkeljes më brutale të të drejtave të nënave, grave, motrave dhe vajzave shqiptare.
Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri dhe komb si i yni, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.
Partia e Lirisë inkurajon, do të mbështesë çdo përpjekje dhe do të bëjë gjithçka për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave shqiptare, për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për përfshirjen e merituar në vendimmarrje sepse ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre do ta bëjë Shqipërinë edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.
Gratë dhe vajzat janë bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...