Abazoviç: Pati një bashkëpunim shumë profesional

Më datë:

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur sot në lidhje me aksionin që rezultoi në sekuestrimin e 430 kg kokainë në Fier sot, aksion në të cilin ishte protagoniste edhe policia malazeze.

Kryeministri Abazoviç ka thanë se aksioni i djeshëm në të cilin janë konfiskuar 430 kilogramë kokainë është konfiskuar në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi, ndërsa drejtor i Drejtorisë së Doganave dhe të Ardhurave ishte Rade Millosheviç.

“Në korrik ka njoftuar kryeministrin, prokurorinë dhe policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme.

Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar, që prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë sepse duhet të kishte shkuar kështu”, u tha ai gazetarëve.

Sipas tij, Mali i Zi “ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla: Shqipëria model i paqes dhe tolerancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zjarri në Kryezi drejt Helmasit/ Zjarrfikësit luftojnë pa ndërprerje, flakët mbahen larg banesave

Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të...

Përfaqësues të PD-së, takim me të dërguarin special të presidentit Trump

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kryetari...

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit

Deputetët do të rikthehen në sallën e seancave plenare...